Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik

Kosova

Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim mirëseardhjeje për bashkatdhetarët që po kthehen në vend gjatë sezonit veror, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik.

“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj!”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. “Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik”, vijon apeli.

Policia thekson disa prej çështjeve kyçe që ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve:
🛑 Shpejtësia e kontrolluar,
🎗️ Përdorimi i rripit të sigurisë,
📵 Mosshfrytëzimi i telefonit gjatë vozitjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat