Rënie graduale e temperaturave nga mesi i javës

Kosova

Rënie graduale e temperaturave nga mesi i javës

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 14:59
Bashkim Kastrati

Pas disa ditësh me temperatura mbi mesataren, vendi pritet të përjetojë një freskim të motit që nga mesi i kësaj jave.

Kështu ka bërë të ditur Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili foli në emisionin “Kosova Today”.

“Jemi duke kaluar një periudhë mbi mesatare, por jo të pazakonshme”, u shpreh ai.

Po ashtu, shtoi se nga sot e tutje pritet ulje graduale e temperaturave për disa gradë, çka do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të kushteve të motit./Klankosova.tv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat