Linda Bekteshi: Ndryshimi fillon nga ne

Kosova

Linda Bekteshi: Ndryshimi fillon nga ne

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 korrik 2025 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje, OSBE organizoi tryezën me temën “Dhuna ndaj grave në jetën politike dhe publike”. Ndër të pranishmit ishte edhe Linda Bekteshi.

Si gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit, Linda gjatë diskutimit të saj theksoi se:

“Dhuna – qoftë ajo fizike, psikologjike apo online – është një realitet i dhimbshëm që pengon shumë gra të shprehin lirshëm mendimin e tyre, të marrin vendime dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë.”

Ajo shprehu besimin se “ndryshimi fillon nga vetë ne – përmes vetëdijesimit, solidaritetit dhe veprimit të përbashkët.”

Diskutimin e saj e përmbylli me vendosmërinë për të vazhduar këtë betejë në çdo hap të angazhimit të saj politik.

OSBE ka kohë që organizon tryeza të tilla, duke ftuar gra që kanë thyer tabu dhe paragjykime, për t’u bërë modele suksesi. Pa dyshim, Linda është ndër ato gra që frymëzojnë shoqërinë femërore.

Diskutime të tilla nga OSBE pritet të organizohen edhe në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat