Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit

Kosova

Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 21:12
Agon Zejnullahu

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu.

Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”.

Ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen që ndjejnë të afërmit dhe miqtë.

Të rinjtë kanë theksuar se shpresojnë në një proces të drejtë gjyqësor dhe kërkojnë që gjykata të marrë vendimin e duhur ndaj pesë personave që dyshohet se janë të përfshirë në vdekjen e Agonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat