​Kosova dhe Malajzia thellojnë bashkëpunimin

Kosova

​Kosova dhe Malajzia thellojnë bashkëpunimin

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 16:02
Foto nga vendngjarja

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Datuk Mohamed Alamin, në Kuala Lumpur, transmeton KosovaPress.

Në një komunikatë për media të MPJD-së thuhet se “ky takim shënoi fillimin zyrtar të mekanizmit të konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

BËhet e ditur se në këtë takim u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet në arsimin e lartë, dhe koordinimin e mbështetjen diplomatike.

Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, falënderoi Malajzinë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë ndërmjet dy shteteve mike, thuhet në fund të komunikatës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat