Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Kosova

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, situata me zjarret në Kosovë ka qenë tejet e rënduar.

Por, duket se në 12 orët e fundit numri i tyre ka rënë dukshëm.

Kjo falë reagimit efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Në përmirësimin e situatës, kanë ndikuar edhe reshjet e shiut.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

“Aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AME-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat