Nesër proteston Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it

Kosova

Nesër proteston Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 19:13
Arkiv

Gjatë ditës së nesër Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it do të mbajnë një protestë.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Panvarur e Punëtorëve të KOSTT-it kjo protestë do të jetë paqësore.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, përkundër rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe kontributit të madhe të punëtorëve tanë në sistemin energjetik të vendit.

Protesta nis nga ora 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat