KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum

Kosova

KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 23:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRU “Hidrodrini”: Uji në Istog është i sigurt për konsum

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Istog, ka bërë të ditur se uji i pijshëm në këtë komunë është i pastër dhe i sigurt për konsum.

Sipas njoftimit, problemet e shfaqura në burimin e Istogut kanë të bëjnë me sistemin e pajisjeve të klorit të gaztë, i cili është emetuar në ajër, por ky incident nuk ndërlidhet dhe nuk paraqet rrezik për cilësinë e ujit të pijshëm.

“Uji i pijes është testuar gjatë mbrëmjes në dy lokacione dhe është në vlera normale”, thuhet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat