Riasfaltohet rruga “Vehbi Kozhani” në Ribar të Madh, Imri Ahmeti ndan pamje

Kosova

Riasfaltohet rruga “Vehbi Kozhani” në Ribar të Madh, Imri Ahmeti ndan pamje

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Lipjanit po vazhdojnë me intensitet.

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Imri Ahmeti ka njoftuar sot për ecurinë e riasfaltimit në fshatin Ribar i Madh.

Ai ka bërë të ditur se rruga kryesore “Vehbi Kozhani” tashmë është riasfaltuar dhe po i jep fshatit një pamje të re.

“Në fshatin Ribar i Madh, ndërkohë që po vazhdojnë punimet në riasfaltimin e rrugës kryesore. Rruga “Vehbi Kozhani” ka marrë një pamje fantastike!”, ka shkruar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat