Ahmeti mbanë tubim në Sllovi, e quan bastion

Kosova

Ahmeti mbanë tubim në Sllovi, e quan bastion

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 22:22
Imri Ahmeti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte zhvilloi një tubim zgjedhor në Sllovi, të cilin e quajti “bastioni” e tij.

Ahmeti u prit me ngrohtësi dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e këtij fashti.

“Me qytetarët që na presin gjithmonë ngrohtë e me përkrahje masive.

Ky tubim ishte më shumë se një tubim, një mesazh i fuqishëm. Një dëshmi se besimi ndaj punës dhe vizionit tonë është i palëkundur”, ka shkruar Ahmeti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat