Ferati është takuar me qytetarët e Kashicës

Kosova

Ferati është takuar me qytetarët e Kashicës

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 19:59
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë mbështetje edhe për një mandat tjetër në Kashicë të Shosht.

Ferati së bashku me Hajrushin, kandidatin për asamble komunlae, është takuar me qytetarët e Kashicës ku ka marrë mbështetje edhe për një mandat tjetër.

Ai i ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen e vazhdueshme ndërsa i ka dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.

“Në Kashicë të Shosht, së bashku me Hajrushin, kandidatin tonë! Rëndësia e këtyre takimeve bëhet gjithnjë e më e qartë sa herë që i zhvillojmë, sepse po dëgjojmë shumë nga ju dhe kështu mund të punojmë në plane konkrete për të gjithë qytetarët pa dallim.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat