Bulliqi: Nga Prishtina në Podujevë shkohet për 30 minuta, kjo rrugë do të shkurtohet edhe më shumë

Kosova

Bulliqi: Nga Prishtina në Podujevë shkohet për 30 minuta, kjo rrugë do të shkurtohet edhe më shumë

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 23:21
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për investimet në infrastrukturë dhe për përmirësimin e qarkullimit rrugor në komunë.

Në veçanti ai ka përmendur rëndësinë e magjistrales Prishtinë–Podujevë për lehtësimin e qarkullimit dhe lidhjen më të mirë me kryeqytetin, duke e cilësuar këtë rrugë si prioritet strategjik për zhvillimin e zonës.

“Tash në këtë kohë edhe për 30 minuta shkohet nga Prishtina në Podujevë edhe në këtë gjendje që është, por unë besoj që koha do të shkurtuhet me ndërtimin e urave.

Ura te Bernica është ende e pakryer, ndërsa ura tjetër në Vranidoll, një segment i urës në Lluzhan është kryer, dhe segmenti i urës në Lebanë është përafërsisht i përfunduar,” ka thënë Bulliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat