Izmaku: Kryetari aktual në Vushtrri nuk i merr vendimet vet

Kosova

Izmaku: Kryetari aktual në Vushtrri nuk i merr vendimet vet

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 18:36
Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune nga radhët e PDK-së, Ferid Idrizin se nuk është i pavarur në vendimet e tij si kryetar komune.

Ajo ka thënë prapa tij qëndrojnë grup njerëzish nga PDK , por edhe individ që kanë interesa private.

"Unë konsideroj që vendimet nuk i merr kryetari aktual, është një grup i njerëzve që zakonisht qëndron si prapavijë apo me i quajt si para politikë për të cilat unë kam vërejtje. Njerëz që vijën nga PDK, por sigurisht që ka edhe individ që kanë interesa private”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ajo ka thënë se ka respekt për kundër kandidatët, por që në zgjedhje e 12 tetorit do të jetë befasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat