Buja bën homazhe në Ferizaj e Lipjan, nderon një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës

Kosova

Buja bën homazhe në Ferizaj e Lipjan, nderon një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 18:54
Buja bën homazhe në Ferizaj e Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe në nderim të një prej betejave më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimës, të njohur si “Epopeja e UÇK-së”.

Ai ka kryer homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit, si dhe pranë gjeneralit Imri Ilazi, ish-zëvendëskomandant i ZO Nerodimës, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Nderova një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Lavdi!”, ka shkruar Buja në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat