Fushë Kosova një orë pa ujë, shkak rrjedhja e një gypi

Kosova

Fushë Kosova një orë pa ujë, shkak rrjedhja e një gypi

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, para pak minutash ka njoftuar se sot për një orë nuk do të ketë ujë qyteti i Fushë Kosovës, si shkak i rrjedhjes së një gypi.

KRU “Prishtina”, thotë se shpreson që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.

“Njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës. Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm që furnizon qytetin e Fushë Kosovës.

Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin që para pak minutash ka shpërndarë kjo kompani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat