Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i bindur se do të rizgjidhet në këtë post.
Bulliqi ka thënë se beson që të dielën do të shpallet fitues pa pasur nevojë për balotazh.
Sipas tij, të gjitha matjet që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës e tregojnë këtë rezultat.
“Unë do të vazhdoj të jem kryetar, sepse kam punuar për ta merituar këtë post, dhe besoj se qytetarët e Podujevës tashmë e njohin punën e madhe që është bërë gjatë mandatit tim. Mendoj se gjithçka do të përfundojë në raundin e parë. Besoj se të dielën në mbrëmje do ta kemi të qartë rezultatin, pa balotazh. Tashmë kemi disa matje dhe të gjitha tregojnë se jemi drejt fitores që në raundin e parë. Megjithatë, unë kam vazhduar të jem shumë aktiv edhe gjatë kësaj periudhe”,ka deklaruar Bulliqi.