Reduktime të ujit në Drenas, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Kosova

Reduktime të ujit në Drenas, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Qytetarët e komunës së Drenasit po përballen me reduktime të ujit.

Siç njofton Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, kjo vjen si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit pas punimeve teknike.

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e komunës së Drenasit, se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit pas punimeve teknike, po ballafaqohemi ende me reduktime të ujit derisa të bien turbullirat në kanal.

Kjo gjendje po vazhdon deri në largimin e turbullirës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat