Sot me riga shiu, ky është parashikimi për motin

Kosova

Sot me riga shiu, ky është parashikimi për motin

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 10 deri në 13 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat