Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

Kosova

Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike.

Kjo pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

IHK njofton se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat