Vetëm gjatë javës së kaluar, Spitali i Pejës ka kryer 61 operacione, 210 dializa dhe 16 lindje

Kosova

Vetëm gjatë javës së kaluar, Spitali i Pejës ka kryer 61 operacione, 210 dializa dhe 16 lindje

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 12:25
Spitali i Përgjithshëm i Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 16 fëmijë, nga të cilët 12 janë vajza dhe 4 djem.

Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar janë kryer gjithashtu edhe shërbime të tjera mjekësore në volum të konsiderueshëm:

2,601 vizita specialistike;

211 pranime pacientësh;

164 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë;

1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike;

61 operacione të suksesshme;

210 dializa;

509 Rëntgen, 252 Eho, 73 MRI, 19 Mamografi;

30 ergometri dhe 34 ehokardiografi;

4 kollonoskopi dhe 23 gastroskopi;

286 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky statistika tregon angazhimin e stafit mjekësor për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të gjithanshme për qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat