Java nis me temperatura deri në -11°C, kujdes nga ngricat

Kosova

Java nis me temperatura deri në -11°C, kujdes nga ngricat

Më: 12 janar 2026 Në ora: 07:21
Prishtina

Pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java e re do të karakterizohet nga depërtimi i masave të ftohta ajrore në gjithë Kosovën.

Për ditën e hënë, parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -5 deri në -1 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.

Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit për shkak të ngricave dhe mjegullës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat