Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu

Kosova

Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen edhe riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius.

Ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat