Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familjeje.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi.
Ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, në atë kohë, 7-vjeçarja, Amsera Reka.
E cila tashmë jeton tek të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.