Moti këtë të enjte me diell dhe vranësira

Kosova

Moti këtë të enjte me diell dhe vranësira

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasdites gradualisht mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-41 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1 deri në 2°C.

Ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat