Nëna nga Malisheva i dhuron një pjesë të mëlçisë vajzës së saj

Kosova

Nëna nga Malisheva i dhuron një pjesë të mëlçisë vajzës së saj

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 15:10
Nena me bijën

Me sukeses ka përfunduar operacioni disa orësh.

Kjo pasi nëna bëri një akt të jashtëzakonshëm dashurie dhe sakrifikice prindërore, pasi i dhuroi një pjesë të mëlçisë të bijës.

Familjarët kanë konfirmuar se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë dhe gjendja e nënës dhe e vajzës është stabile.

Mjekët kanë bërë të ditur se procedura ka kaluar pa komplikime dhe të dyja pacientet janë nën kujdes intensiv për monitorim të vazhdueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat