Kur ndalet furnizimi me ngrohje nga Termokosi? – Flet zëdhënësja Uka

Kosova

Kur ndalet furnizimi me ngrohje nga Termokosi? – Flet zëdhënësja Uka

Më: 19 mars 2026 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka ka bërë të ditur se kur do të përfundojë zyrtarisht sezoni ngrohës.

Në emisionin “Fol me Arin”, Uka tha se nga ky sezon na ndanë më pak se një muaj.

“Na ndan më pak se një muaj nga sezoni ngrohës 2025-2026, realisht data e përcaktuar për përfundimin e sezonit ngrohës sipas rregullës së përgjithshme të furnizimit me energji termike nga ZRrE-ja, është afati i zakonshëm, pra 15 prilli”, tha ajo.

Kjo datë, sipas Ukës, vlen vetëm nëse nuk ka përkeqësim të motit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat