Ndahet nga jeta babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj

Kosova

Ndahet nga jeta babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj

Më: 25 mars 2026 Në ora: 14:45
Bilall Ukëhaxhaj

Është ndarë nga jeta Bilall Ukëhaxhaj, babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i prekur nga ky lajm i trishtë.

“Në memorien tonë, Baca Bilall dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat