Sot mot pranveror, të premten shi e rënie e temperaturave

Kosova

Sot mot pranveror, të premten shi e rënie e temperaturave

Më: 26 mars 2026 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri 16 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-9m/s.

Ndërkaq, për të premten IHK parashikon mot me shi, ndërkaq në viset malore shi me borë.

Po ashtu do të ketë rënie të temperaturave maksimale për disa gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat