Tym i madh ka përfshirë një pjesë në afërsi të Parkut të Biznesit në Drenas.
Lexuesit kanë dërguar një video ku shihet tymi dhe flakët që kanë përfshirë këtë zonë.
Media ka kontaktuar me zjarrfikësit ku e kanë konfirmuar rastin.
Ata kanë thënë se zjarrin e kanë lokalizuar.