Sot mot me diell e vranësira të shpërndara

Kosova

Sot mot me diell e vranësira të shpërndara

Më: 7 prill 2026 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri 6°C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 16 deri 19°C.

Era do të fryjë nga veripërendimi me shpejtësi 1-6m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat