Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Kosova

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Më: 13 prill 2026 Në ora: 14:58
Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit

Drenasi ka përkujtuar rënien e dëshmorëve nga kjo komunë, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë, me një ceremoni të mbajtur përkujtimore pranë Memorialit ku prehen këta dëshmorë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarë të kabinetit të tij, veteranë të UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë.

Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën lule në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.

“Kryetari Lladrovci theksoi “Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbetet gurthemel i lirisë që gëzojmë sot dhe frymëzim për brezat që vijnë”, thuhet në njoftimin e komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat