Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Më: 24 prill 2026 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas njoftimit, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë, prej 1 deri në 6 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat