Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C

Kosova

Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C

Më: 26 prill 2026 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius.

Ndërsa, ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat