Haxhiu takon Prebrezën, në fokus fuqizimi i grave në Fushë Kosovë

Kosova

Haxhiu takon Prebrezën, në fokus fuqizimi i grave në Fushë Kosovë

Më: 4 maj 2026 Në ora: 23:30
Foto nga takimi

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Aty është diskutuar për projekte në interes të qytetarëve dhe mbështetjen e organizatave që punojnë me gratë.

Në njoftimin e Presidencës theksohet se u.d. presidentja Haxhiu dhe kryetari Prebreza, biseduan për sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë, për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë dhe për rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për secilën prej tyre.

"Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, është e domosdoshme që të jemi pranë këtyre iniciativave dhe t’i mbështesim ato vazhdimisht, në mënyrë që çdo grua të ketë hapësirën dhe përkrahjen që meriton", thuhet në njoftim.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat