​Dëmtim barbar i lapidarit të UÇK-së në Binxhë të Klinës

Kosova

​Dëmtim barbar i lapidarit të UÇK-së në Binxhë të Klinës

Më: 7 maj 2026 Në ora: 22:46
​Dëmtim barbar i lapidarit të UÇK-së në Binxhë të Klinës

Berat Ademi, arkeolog i Institutit Arkeologjik të Kosovës, siç figuron në faqen e tij në Facebook, njoftoi për një lapidar të dëmtuar në Binxhë të Klinës.

“Sot gjatë një surve në fshatin Binxhë të Klinës, rrugës malore hasa në një lapidar që dollohet pjesërisht që i përkiste Zonës Operative të Drenicës.

I njëjti është shkatërruar barbarisht, duke tentuar të fshihet historia e UÇK-së.

Gjetja e një gëzhoje kalibrit 20mm (M57) rreth 50 metra nga lapidari dëshmon për luftimet dhe rezistencën në këtë pikë.

Ky vandalizëm mbi mermer nuk e shlyen dot sakrificën, por kërkon vëmendje për të mos lënë dëshmorët në harresë”, shkroi Berat Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat