Moti sot me temperatura deri në 22 gradë Celsius

Kosova

Moti sot me temperatura deri në 22 gradë Celsius

Më: 10 maj 2026 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet gjithashtu se temperaturat maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat