(I plotësuar) -- Të hënën pasdite, pas mitingut të PDK-së në Skënderaj, prapa sheshit “Adem Jashari” u shkrep një plumb. Fillimisht u tha se Gani Geci e gjuajti Azem Sylën. Por, Geci ka treguar një variant tjetër duke thënë thënë se Sylën me gjithë shoqëruesit e tij i ka frikësuar me një allti lodër, deri sa pretendon se plumbin e shkrepi Adnan Koci.
Ai nuk heziton ta nxjerë alltinë e "plastikës" nga brezi derisa në shtëpinë e tij jep versionin e vet të ngjarjes.
"Një grup i njerëzve të PDK-së në mesin e të cilëve edhe Azem Syla po kalonin kah lokalet e familjes tonë. Njënga ta , që nuk e di se cili , na shau. Kjo më bëri që të reagojë duke nxjerrë një allti dhe t'ua drejtojë dhe ata kën që të gjithë ", thotë Geci.
Ai madje thotë se eshtë pikërisht kjo allti me të cilën më shumë se një herë ka hyrë nëpër redaksi mediesh.
Por, Geci thotë që nuk gjuajti ai.
"Unë nuk kam mundur, me të gjuajë pasi që alltia që unë nxora është allti lodër . Është prej pllastikes. Unë nk kam faj që eskorta e Azem Syles bashkë me të u frikësuan nga kjo lodër", thotë Geci.
Megjithëse thotë që vetë nuk ka gjuajtur, Geci mendon se e dikush e ka bërë këtë.
"Adnan Koci ka gjuajtur. Nuk e di a ka guajtur në ajër, duke ikur, por jam i sigurt që në drejtim tonin nuk ka gjuajtur. Ai është një truproje e Zavendësministrit Gani Koci", thotë Geci
"Policia nuk më ka thirë dhe as që kanë ardhur këtu në shtëpi. Jam i gatshëm që policisë si të vijnë t'ua japë alltinë e pllastikës", pohon Geci.
"Dihet mirëfilli që Azem Syla ka dhënë urdhër gjatë luftës për vrsjen time. Ainjë herë më ka vrarë dhe këtë urdhër kurrë nuk e ka terhequr", thotë Geci.
Sipas Gecit, Implikimin i tij në rastin për krime lufte, rastin e njohur si "Grupi i Drenicës" është bërë pa dashjen e tij.
"Unë jam thirr edhe 20 herë nga Prokurori i EULEX për të folur për vrasjet E UDB-ashëve, por i kam thanë që nuk flas. Unë e kam Sami Lushtakun shok, nuk e di a me ka ai mua, por nëse dikush ka luftuar në Drenicë ka qenë Sami Lushtaku", thotë Geci.
* * * * * * *
Klan Kosova iu sjell pamjet ekskluzive rreth konfliktit që ndodhi në mes të deputetit të PDK-së Azem Syla dhe Gani Gecit. Në këto pamje shihet Geci i nervozuar nga prezenca e ish-komandatit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Skënderaj. Në këtë rast pos sulmit ndaj Azem Sylës dëgjohen edhe të shtëna armësh. Policia nuk ka arrestuar askënd edhe pse ka qenë prezente gjatë incidentit. Më shumë detaje sjell storja e pergatitur nga Lindita Dedinca dhe kameramani Erand Hyseni.
Çka ndodhi në Skenderaj, a kishte të plagosur, kush u rrah dhe kush shtiu me armë?
Një debat televiziv i hapur pak ditë më parë, që përfundoi me nisjen e disa hetimeve nga EULEX-i, për pak sa nuk ka rrëshqitur në një tragjedi të rëndë. Një vrasje apo një lëmsh vrasjesh që ndoshta kurrë më nuk do të mund ti dihej fundi.
Shumë zhurmë mediale për disa orë kishte pllakosur Kosovën, por edhe tërë opinionin. Lajmet tronditëse dukej sikur krijoheshin në një prapaskenë, ku regjisorët mund të nënkuptoheshin, ndërsa pjesëmarrësit në ngjarje mund të ktheheshin në viktima çdo çast.
Por, më pas sikur u kthye qetësia paksa dhe filluan të dilnin si nga dheu të vërtetat.
Sipas policisë së Kosovës pas përfundimit të tubimit zgjedhor të PDK-së rreth orës 13.45 minuta në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, i cili ka filluar rreth orës 13.20, ka ndodhur një incident rreth orës 13:55, kur Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Delija” të Skenderajt, ka ndodhur një rrahje në progres ku sipas informacioneve të para dyshohet se është sulmuar fizikisht deputeti i PDK-sëAzem Syla dhe Adnan Koci truproje i deputetit Gani Koci.
“Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat e dyshuar janë Gani Geci me disa anëtarë të familjes së tij, ku njëri prej tyre dyshohet se ka mbajtur armë në dorë.
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se në vend ngjarje ka ndodhur një e shtënë në ajër me armë zjarri, por mbetet të hetohen të gjitha rrethanat e mundshme të këtij rasti.
Sipas informacioneve te deritanishme nga tereni nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të plagosur.
Njësitet relevante policore kanë reaguar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë arritur ta vejnë situatën nen kontroll, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.
Për të gjitha veprimet policore është informuar prokurori përkatës dhe për informacione të mëtutjeshme do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në raportin e policisë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Gecët mohojnë sulmin, Ganiu këmbëkryq në shtëpi
Nehat Geci njëri prej shtatë vëllezërve luftëtarë të Llaushës të njohur për luftën në krahun institucional të presidentit “Ibrahim Rugova”, ka deklaruar se të gjitha ato që thuhen në media se vëllai i tij Gani Geci ka shtënë me armë janë spekulime.
“Ka qenë një konflikt verbal, momental, por ku askush nuk ka nxjerr armë. Ndërsa ka pasur rrezik apo mundësi të tejkalimit në konflikt, por që fatbardhësisht nuk ka ndodhur asgjë, gjithçka ka përfunduar me aq”, thotë Nehat Geci për “Bota sot”. Ai thotë se Ganiu nuk ka shtënë me armë. “Nuk ka shti askush nga pala jonë. Po ashtu ne nuk kemi asnjë informacion se është plagosur dikush”, thotë Nehati.
Një i afërm i Labinot Smakiqit, për të cilin disa media raportuan se është i plagosur, rezulton i pasaktë. “Nuk është e vërtetë që unë jam plagosur”, ka thënë Smakiqi, i cili nuk deshi të flas asgjë për rastin, duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm në incident.
Pas informacioneve të publikuara në media se Gani Geci e ka gjuajtur me armë Aem Sylen, në morëm prononcimin e vëllait më të madh të Ganiut pra Fadil Gecit i cili thotë se asgjë nuk ka te vërtetë nga informacionet e mediave ngase këtu behet fjalë vetëm për një konflikt verbal por që ka mundur fare lehtë të eskaloj. Fadili deklaron se në vendin e ngjarjes ishte edhe dëshmitari R.M. nga Skenderaj i cili thotë se i tërë informacioni për përdorim armë është një spekulim. Fadil Geci, thotë se kjo është një lojë e inskenuar nga njerëz të SHIK-ut të cilët me çdo kusht tentojnë t`na fusin në ujera të turbullta.
Gani Geci gjuan me armë Azem Sylën
Gani Geci ka shtënë me armë zjarri ndaj deputetit të PDK-së, Azem Syla, rreth orës 14:00 në Skenderaj.
Të shtënat janë dëgjuar menjëherë pas përfundimit të tubimit elektoral të PDK-së.
Gjatë të shtënave Azem Syla është tërhequr dhe është futur në postën e Skenderajt,të shtëna armësh ka pasur mes dy palëve.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë për rastin.