Moti nesër më temperatura deri në 29 gradë Celsius

Kosova

Moti nesër më temperatura deri në 29 gradë Celsius

Më: 25 maj 2026 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat maksimale të ditës do të jenë 25 deri në 29 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat