KFOR-i dhuron pajisje zjarrfikëse për Junikun

Kosova

KFOR-i dhuron pajisje zjarrfikëse për Junikun

Më: 28 maj 2026 Në ora: 09:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) në kuadër të Komandës Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e zjarrfikësve në Komunën e Junikut.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky donacion ka për qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë zjarrfikëse, si dhe përmirësimin e reagimit ndaj rasteve të zjarrit dhe emergjencave të tjera që kërkojnë intervenim dhe shpëtim.

KFOR-i ka theksuar se iniciativa të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë në funksion të garantimit të një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Në njoftim po ashtu u bë e ditur se misioni i KFOR-it vazhdon të veprojë në mënyrë transparente dhe të paanshme në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat