Haradinaj: Gjini ishte nyje e rëndësishme e luftës, njeriu i duhur për Gjilanin dhe Kosovën

Kosova

Haradinaj: Gjini ishte nyje e rëndësishme e luftës, njeriu i duhur për Gjilanin dhe Kosovën

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 19:44
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradina

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para gjilanasve se kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka qenë nyje e rëndësishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Gjini është person i vendosur dhe që punon pa zhurmë.

“Me të jam rritur, nga koha kur kam marrë përgjegjësi të rënda për çlirim, kam pasur nderin të bashkërrugëtoj me Ardianin. Bashkëluftëtar dhe kolegi i yni, nyje e rëndësishme për komunikimin e atëhershëm. Ka qenë i vendosur në vendime edhe pa zhurmë, ka qenë dhe është njeri i punëve të kryera. Ai asnjë punë nuk e ka në gjysmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Gjini është opsioni më i mirë për Gjilanin dhe për gjithë Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat