Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë periudhës 14–18 shtator moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit.
Të hënën, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24 gradë.
Të martën, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me riga shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24 gradë Celsius.
Nga e mërkura pritet rritje graduale e temperaturave. Të mërkurën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperatura minimale nga 7 deri në 10 gradë dhe maksimale nga 22 deri në 28 gradë Celsius.
Të enjten, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 29 gradë Celsius.
Të premten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë kryesisht të favorshme. Në mëngjes temperaturat do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës, sidomos nga e mërkura, pritet mot më i ngrohtë dhe përgjithësisht i përshtatshëm për aktivitete në ambient të hapur.