Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

Kosova

Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 07:11
Ilustrim

Moti në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit.

Nga e mërkura parashikohet rritje graduale e temperaturave, ndërsa të enjten temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 29°C.

Kurse sot e hënë, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat