​Vetura godet shtyllën elektrike, një pjesë e qendrës së Zubin Potokut mbetet pa rrymë

Kosova

​Vetura godet shtyllën elektrike, një pjesë e qendrës së Zubin Potokut mbetet pa rrymë

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 13:50
Fotoilustrim

Një pjesë e qendrës së Zubin Potokut ka mbetur pa rrymë, pas një aksidenti mëngjesin e sotëm kur një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, raporton Zubin Potok INFO.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për këtë medium se shoferi ka pësuar lëndime të lehta.

Zëdhënësja e kompanisë “Elektrosever”, e cila furnizon me rrymë katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, Jovana Jovanoviq, ka bërë të ditur se ekipet ndodhen në terren.

Sipas saj, stabilizimi i furnizimit me energji elektrike pritet të bëhet së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat