Komuna e Vitisë shpërndan 73 freza për traktorë për fermerët

Kosova

Komuna e Vitisë shpërndan 73 freza për traktorë për fermerët

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 16:38
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë shpërndarjes së 73 frezave për traktorë për fermerët e kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë.

Komuna e Vitisë ka përmbyllur shpërndarjen e 73 frezave për traktorë, të dedikuara për fermerët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, pas shpërndarjes së 30 frezave ditën e djeshme, sot janë ndarë edhe 43 të tjera, duke përmbyllur kështu këtë proces të mbështetjes për bujqit.

Kjo mbështetje synon zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe lehtësimin e punëve të përditshme të fermerëve vitias, duke u mundësuar atyre pajisje më të përshtatshme për aktivitetet bujqësore.

Komuna e Vitisë ka theksuar se mbështetja për fermerët mbetet pjesë e angazhimit të saj për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat