​Moti sot, ja parashikimi i Institutit Hidrometeorologjik

Kosova

​Moti sot, ja parashikimi i Institutit Hidrometeorologjik

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 07:42

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore. Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe temperatura më të buta gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat