91 aksidente dhe 2,581 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Kronikë

91 aksidente dhe 2,581 gjoba trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 11:27
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar  30 aksidente me të lënduar dhe 61 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2581 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 30 persona, 158i ka dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat