Gruaja goditet nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Kronikë

Gruaja goditet nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 10:05
Fotoilustrim

Një grua në Lipjan është lënduar pasi është goditur në trup nga një plumb qorr.

Rasti ka ndodhur më 20 gusht rreth orës 21:00.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat