Lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me një automjet në Gjilan

Kronikë

Lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me një automjet në Gjilan

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete në Gjilan, ka përfunduar me lëndimin e drejtuesit të këtij të fundit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se si pasojë e lëndimeve trupore, motoçiklisti është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për tretman mjekësor.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat