Zubin Potok: Kamioni këput telat e rrymës, shoferi lirohet pas intervistimit

Kronikë

Zubin Potok: Kamioni këput telat e rrymës, shoferi lirohet pas intervistimit

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 09:55
Fotoilustrim

Një incident ka ndodhur në Zubin Potok, ku një kamion ka goditur telat e rrymës dhe për pasojë i ka këputur ato.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 gusht rreth orës 11:45.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat