​Bastisje në Gjilan e Prishtinë, arrestohet një person për marrje ryshfeti

Kronikë

​Bastisje në Gjilan e Prishtinë, arrestohet një person për marrje ryshfeti

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 16:45
Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, pas dy bastisjeve të zhvilluara në Gjilan dhe Prishtinë në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone.

Bastisjet janë realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i këtyre veprimeve, është arrestuar personi me inicialet V.M., i cili me urdhër të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Gjatë zbatimit të planit operativ, janë sekuestruar sende dhe materiale që dyshohet se mund të jenë relevante për hetimin.

Veprimet hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar nga DHKEK dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat